Ballina / TEKNOLOGJI / KriptoZona / Buffet sulmon përsëri Bitcoinin
Buffet

Buffet sulmon përsëri Bitcoinin

Charlie Munger, një partner i vjetër i Buffet në biznes, gjithashtu nuk është një adhurues i bitcoin. Ai e quan atë ar artificial të pavlerë.

Investitori miliarder Warren Buffet tha ditën e Hënë se ata që blejnë bitcoin e bëjnë me shpresën se do të gjejnë njerëz të tjerë të cilët janë të gatshëm të paguajnë më shumë për të.

Duke e krahasuar kërkesën për bitcoin me tulip maninë e shekullit të 17, Buffet tha se misticizmi që fshihet pas monedhës ka çuar në rritjen e çmimit të saj.

Charlie Munger, një partner i vjetër i Buffet në biznes, gjithashtu nuk është një adhurues i bitcoin. Ai e quan atë ar artificial të pavlerë.

Javën e kaluar Buffet bleu edhe 75 milion aksione të tjera të Apple duke çuar në 5% numrin e aksioneve që zotëron pranë gjigantit të iPhone.

Lidhur me bitcoin ai tha: “Nëse nuk e njihni mirë diçka, emocionoheni më tepër. Njerëzit që spekulojnë u pëlqen kumari.”

Provo po ashtu

bitmain

Bitmain – Një prej minierave më të mëdha në botë

Një prej minierave më të mëdha në botë të Bitcoin gjendet në parkun industrial San …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.