Ballina / Biznes / Karrierë / Bufett pasurohet edhe në krizë

Bufett pasurohet edhe në krizë

Ka qenë një periudhë e vështirë për shumë njerëz në mbarë botën. Tregjet u lëkundën dhe miliona njerëz humbën vendet e punës.

Një krizë që bota nuk e kishte parë prej vitesh.

Megjithatë të paktën një njeri doli shumë më i pasur nga kjo krizë.

Bëhet fjalë për miliarderin amerikan, Warren Buffett, i cili, 5 vjet nga fillimi i krizës financiare, ka arritur të fitojë 10 miliard dollarë falë investimeve të mençura.

Disa thonë se kjo krizë i bëri të pasurit edhe më të pasur.

Por Buffett tregoi edhe njëherë se është një investitor i zgjuar, që mbahet gjithmonë pas maksimës së tij se “duhet të bëni kujdes kur të gjithë janë të babëzitur dhe duhet të jeni të babëzitur kur të tjerët janë të frikësuar”.

Në vitin 2008, në vjeshtë, tregjet nisën të lëkunden dhe një numër kompanish nisën të bien në bursa.

“Blerja më e mirë bëhet kur të tjerët kanë frikë,” thotë Buffett.

“Në termat e përfitimit të thjeshtë, një investitor mesatar mund t’ia dalë shumë mirë nëse investon në tregun e aksioneve në periudhë paniku”.

@Fluidi

Provo po ashtu

euro-valuta-shuma-e-vogel_infoglobi

BSPK: Paga minimale të bëhet 300 euro

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që paga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.