Ballina / KRYESORE / Brukseli elitës politike në Ballkan: Jeni të kriminalizuar
bruksel

Brukseli elitës politike në Ballkan: Jeni të kriminalizuar

Në tekstin më të ri të Strategjisë për Ballkanin Perëndimor theksohet se elita politike në vendet e rajonit është e lidhur me strukturat kriminale.

“Sot, vendet tregojnë për elemente të qarta të kapjes së shtetit, përfshirë lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e Qeverisë dhe të administratës si dhe përzierjen e thellë të interesit publik e privat”, theksohet në versionin më të ri të Strategjisë.

Aty nënvizohet se e gjithë kjo ushqen ndjenjën e mosdënimit dhe të pabarazisë.

Me këtë qasje, BE-ja ua ka bërë të qartë vendeve të rajonit se anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk mund të bëhet në gjendjen që është tani.

Këto qëndrime të BE-së janë paraqitur në versionin e Strategjisë për Ballkanin, në kapitullin për sundimin e ligjit.

Provo po ashtu

dialogu kosove serbi

Dialogu mund të rifillojë gjatë dhjetorit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha në New York pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.