Ballina / KOSOVA / Bruksel: Ndëpriten bisedimet Kosovë – Serbi
lajmi, infoglobi

Bruksel: Ndëpriten bisedimet Kosovë – Serbi

Është anuluar takimi ndërmjet delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit, i cili ishte planifikuar të zhvillohet të marten në Bruksel. Lajmin e ka konfirmuar Avni Arifi, kryesues idelegacionit të nivelit teknik nga Kosova.

Arifi tha se pasdite pritet të informohen rreth datës së mbajtjes së takimit të paralajmëruar.

“Besoj se ne gjatë orëve të pasdites apo nesër në mëngjes do të marrim informacione se a do të vazhdojë apo do të shtyhet në ndonjë afat të pacaktuar, në varësi të zhvillimeve të rastit ( vrasjes së Oliver Ivanoviqit) që ka ndodh në Kosovë”, tha Arifi.

Ai ka thënë se temat që do të duhej të diskutoheshin në këtë takim kishin të bënin me energjinë, lirinë e lëvizjes dhe bashkëpunimin rajonal.

Provo po ashtu

Pacolli thotë se Pompeo inkurajon dialogun Kosovë-Serbi

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, është deklaruar pas takimit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.