Bruce Arena rikthehet si trajner i SHBA-së

Federata Amerikane e Futbollit nuk shpenzoi shumë kohë për të gjetur zëvendësuesin e Jurgen Klinsmann në pankinën e skuadrës përfaqësuese të SHBA-së.

Do të jetë Bruce Arena ai që do të marrë përsipër detyrën për të kthyer këtë ekip në rrugën e kualifikimit për në Botërorin e vitit 2018.

Nuk është hera e parë që Bruce Arena, fitues i 5 titujve në Major League Soccer, drejton kombëtaren amerikane. Ai e ka ushtruar këtë detyrë edhe në periudhën 1998-2006. I konsideruar si trajneri më i mirë në historinë e futbollit amerikan, Arena në vitin 2002 e drejtoi këtë përfaqësuese deri në çerekfinale të Botërorit të Koresë e Japonisë, gjë që përbën edhe rezultatin më të mirë të SHBA në turnetë e rëndësishëm.

Bruce Arena, që do të jetë në drejtimin e skuadrës së SHBA deri në përfundim të Botërorit të Rusisë, do të nisë zyrtarisht punën në datën 1 dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.