Britanikët sot sërish në zgjedhje të përgjithshme

Britanikët u janë drejtuar kutive te votimit për zgjedhjet e përgjithshme.

Qytetarët me të drejtë vote, votojnë për herë të tretë brenda katër vjetësh dhe kanë dy opsione të vështira, përkatësisht liderë kundërthënës nga dy partitë kryesore.

Sondazhet e fundit kanë treguar se gara është shumë e ngushtë dhe fitorja nuk është më e sigurt për Johsonin përballë laburistit Jeremy Corbyn.

Tema kryesore e fushatës ka qenë Brexit-i, ku konservatorët kanë premtuar largim të menjëhershëm nga BE-ja. Ndërsa laburistët më shumë u fokusuan në ekonomi.

Këto zgjedhje po konsiderohen si më të rëndësishmet në historinë e Britanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!