rrjetet sociale

Britania së shpejti ndalon rrjetet shoqërore për fëmijët nën 13-vjeç

Sipas ligjit të ri që do të shqyrtohet kah fundi i kësaj jave në Britani, fëmijët nën moshën 13-vjeçare nuk do të kenë qasje në rrjetet shoqërore, me qëllim të mbrojtjes nga keqtrajtimet e mediave.

Por, ky propozim nuk pritet të marrë mbështetjen e disa partive, të cilat insistojnë që kompanitë të adaptojnë ueb faqet e tyre për përdoruesit e rinj.

Ky hap është ndërmarrë nga ministrja e Brendshme Amber Rud, e cila në Uashington do të takohet me përfaqësues të kompanive, si Google, Facebook dhe Microsoft.

BBC raporton se policia në muaj arreston 400 persona, për shkak të fotove të fëmijëve dhe se aktualisht mbi 500 fëmijë janë të mbrojtur nga eksploatimi online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.