Ballina / BOTA / Britania, në zgjedhje parlamentare më 8 qershor
In Fabric

Britania, në zgjedhje parlamentare më 8 qershor

Tashmë nuk është vetëm një dëshirë e kryeministres Theresa May, por realitet i mbështetur nga parlamentarët britanikë. Britania e Madhe do të shkojë në zgjedhje të parakohshme të përgjithshme më 8 qershor.

Dhoma e Përfaqësuesve në Parlamentin britanik mbështeti kërkesën e kryeministres me 522 vota pro dhe vetëm 13 kundër, duke sigluar kështu mbi 2/3-tat e votave që ishin të nevojshme, kjo edhe falë mbështetjes së dhënë nga laburistët dhe liberal-demokratët.

Kryeministrja ka argumentuar se një mandat i ri do të forconte pozitat e saj në bisedimet për “Brexit”-in dhe do të ofronte më shumë siguri për të ardhmen. Jeremy Corbyn ishte i vetmi që e akuzoi kryeministren se kishte ndryshuar mendje dhe kishte shkelur premtimet e dhëna për një sërë çështjesh, pavarësisht se mirëpriti zgjedhjet e parakohshme.

Zgjedhjet, normalisht priteshin të mbaheshin në vitin 2020, por ligji “Fixed Term Parliaments Act” e lejon mbajtjen e parakohshme të tyre nëse mbështetet nga 2/3-tat e deputetëve.

Duke mbrojtur këtë kërkesë, May u tha deputetëve se ekziston një “mundësi” për të zhvilluar zgjedhjet përpara nisjes së negociatave për “Brexit” në qershor, si dhe se vendi kishte nevojë për një “udhëheqësi të fortë” për të siguruar suksesin e procesit.

Skena politike bëhet edhe më interesante nëse jo edhe më pasigurtë këtu në Brtitani të Madhe, ka thënë për InfoGlobin analistja Kim Bytyqi Ormond. Ftesa e Kryeministres konzervatore, Teresa Mej (Theresa May), për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, tri vjet para afatit të parashikuar, vjen plotësisht i papritur.

Kryeministrja Mej, që nga arrdhja në postin e saj, vazhdimisht kishte hedhur posht mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme duke thënë se vendit tani i duhet stabilitet gjatë negociatave me Bashkimin Evropian për dalje nga BE-ja, tha Bytyqi.

Shumica e vogël që partia e saj mban në parlament ndërkaq së bashku me parashikimet e dobëta që partia kryesore laburiste mban sipas sondazheve publike, duket see  shtyen atë që të vendos për zgjedhje të parakohshme me shpresë se partia e saj do të kthehet në parlament me një shumicë më bindëse.

Mbetet të shihet se si do të ndikojë ky paralajmërim në zhvillimet politike në Britani të Madhe , e cila po futet në zgjedhje pa u mbushur një vit nga referendumi evropian  që la votuesit mjaft të ndarë.

Check Also

Sami Lushtaku

Lushtaku: PDK pa kandidat për Skenderaj , po kandidon si i pavarur Bekim Jashari

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të garojë në Skënderaj për zgjedhje lokale pasi kandidat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *