Ballina / Biznes / Karrierë / Britania e Madhe do të ndalojë veturat me naftë dhe me benzinë
veturat

Britania e Madhe do të ndalojë veturat me naftë dhe me benzinë

Shitjet e reja të veturave me benzinë e naftë do të ndalohen nga 2040-ta, pas zbulimit të detajeve të reja rreth vendimit të qeverisë britanike për të marrë këto masa.

I quajtur “Rruga drejtë Zeros”, rregulla e katërt e ardhshme do të ndalojë komplet shitjet e veturave nga 2040-ta, të cilat nuk janë të afta që të udhëtojnë 80 kilometra vetëm me bateri.

Shumë nga hibridet e tanishëm, siç është Audi A3 e-tron i ri mund të udhëtojë vetëm rreth 50 kilometra me një mbushje të vetme të baterive, nuk do të lejohen po ashtu, pasi rruga minimale që duhet të përshkohet me bateri duhet të jetë 80 kilometra deri në 2040-ën.

Veturat me karburante alternative, të njohura si AFV, që në esencë janë veturat hibride (që kanë 2 motor, njërin me benzinë e tjetrin elektrik), veturat elektrike (EV), si dhe ato me hidrogjen, të cilat së bashku tani përbëjnë vetëm 5.6 për qind të shitjeve të veturave të reja, por që numri i tyre është duke u rritur shumë shpejtë.

Qeveria Britanike ende nuk e ka konfirmuar lajmin për 80 kilometra me bateri, por sipas raportimit të “Financial Times”, ‘tre njerëz të përfshirë në këtë vendim’ e kanë konfirmuar këtë.

@Fluidi

Provo po ashtu

euro-valuta-shuma-e-vogel_infoglobi

BSPK: Paga minimale të bëhet 300 euro

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që paga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.