Britania deporton 12 shtetas të Shqipërisë

Dilerët e drogës dhe një hajdut që tentoi të sulmonte me thikë policët, kanë qenë në mesin e disa kriminelëve seriozë që janë deportuar për në Shqipëri dje, shkruan “Daily Mail”.

Ata janë ekstraduar me një aeroplan të aranzhuar nga Home Office, ndërsa ishin të dënuar bashkërisht me 26 vjet burgim.

Disa prej tyre ishin futur ilegalisht në Britani të Madhe para se të bëninin krimet.

Në mesin e 12 të dëbuarve është edhe Kuinslend Dishi (25), që ishte dënuar me 20 muaj burg për sulm ndaj një punëtori të emergjencës dhe posedim të thikës. Ai po ashtu u dënua në prill të këtij viti për dërgim të mesazhit kërcënues.

Dishi u arrestua pasi policia në Kent u informua se ai kishte ndjekur një grua dhe e kishte tërhequr atë brenda veturës.

Kur policët tentuan të arrestonin atë, ai futi dorën në xhep për të marrë thikën. Kur ata e ndaluan Dishin nga nxjerrja e thikës, ai iku, para se të ndalej nga një qytetar.

Dishi i kishte shkruar gruas që e raportoi atë, një ditë më parë, duke e kërcënuar se do ta vrasë dhe duke i thënë se ka armë.

Në mesin e atyre që ishin në fluturimin e depërtimit është edhe Armand Gjyriqi (27), që u dënua me tetë vjet burgim për dilerizëm me kokainë. Një tjetër, Andrea Kopo (24), u dënua për shitje të kokainës, posedim të pronave kriminale dhe posedim të dokumenteve false.

Kopo, që ishte futur ilegalisht në Britani të Madhe, është dënuar me pesë vjet burgim nga Gjykata në Bristol në dhjetor të vitit 2018. Ai ishte pjesë e një bande të drogës prej gjashtë personave të cilëve policia iu konfiskoi 53 mijë funte dhe kokainë në vlerë 65 mijë funte.

Një shqiptar tjetër që ishte futur ilegalisht dhe u përfshi në biznes të drogës ishte po ashtu në mesin e të dëbuarve.

Orgito Asllanaj (29) u dënua në maj me 12 vjet burgim për prodhim të kanabisit.

Rreth 9200 shtetas të huajë janë në burgje në Angli dhe Uells, sipas shifrave të fundit, ku shqiptarët përbëjnë përqindjen më të madh – 11 për qind.

“Britania e Madhe është vend më i sigurt pa këta kriminelë. Mesazhi nga këto deportime është i qartë. Nëse vjen në vendin tonë dhe abuzon me mikëpritjen tonë atëherë do të deportojmë”, ka thënë sekretarja e Home Office, Priti Patel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.