Ballina / KRYESORE / Britani: Policia zuri 50 emigrantë shqiptarë në një kamion

Britani: Policia zuri 50 emigrantë shqiptarë në një kamion

Mbi pesëdhjetë emigrantë shqiptarë përfunduan prapa grilave në Killingholme. Policia britanike i ka zënë të fshehur në një kamion dhe i ka arrestuar.

Emigrantët ishin fshehur në një kamion që vinte nga Hungaria drejt Britanisë.

Në vendngjarje ishin 5 makina të policisë, të cilët kanë bërë të mundur ndalimin e këtij kamioni dhe kanë vënë në pranga shoferin.

Ndërkohë, aty ndodheshin edhe 4 ambulanca për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve.

Komandanti i Forcës Kufitare për rajonin Humber, Mark Robinson, tha se në mes të emigrantëve shqiptarë ishte edhe një grua shtatzënë, e cila është dërguar menjëherë në spital për të kryer kontrollet e nevojshme.

Robinson tha se, ishte një numër i madh emigrantësh ilegal, më shumë se 50 klandestinë, kryesisht meshkuj dhe disa femra.

Provo po ashtu

Po rritet numri i azilkërkuesve në Evropë

Zyra për Azil e Bashkimit Evropian (EASO ) thotë se numri i njerëzve që kërkojnë …