Britanezët duan ti ndalojnë hyrjen Trumpit

Në faqen e internetit të Parlamentit britanik është shfaqur një peticion për t’i ndaluar hyrjen miliarderit amerikan Donald Trump në Britani të Madhe.

Peticioni që vjen pas deklaratave të kandidatit republikan për president kundër myslimanëve dhe ekzistencës së zonave radikale në Londër dhe Paris, ka mbledhur 64 mijë firma vetëm të mërkurën në mëngjes.

“Nënshkruesit vlerësojnë se Donald J. Trump duhet të ndalohet të hyjë në Britaninë e Madhe”, sipas tekstit të peticionit që filloi të martën në mesditë.

Nëse arrihen 100 mijë firma, peticioni mund të debatohet në Uestminster (Parlamenti britanik).

Propozimet e bëra të martën nga pasaniku amerikan, ku kërkonte të bllokonte hyrjen e myslimanëve në SHBA, u dënuan nga gjithë bota. Tramp ngjalli polemika edhe me deklaratat mbi Parisin dhe Londrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.