Ballina / BOTA / BREXIT nuk është në planët e qevërise së Britanisë

BREXIT nuk është në planët e qevërise së Britanisë

Britania akoma nuk ka një plan dhe një strategji të pergjithshmë rreth BREXIT dhe mund të mos dakordohet nga qeveria brenda gjashtë muajve, thuhet në një memorandum që ka rrjedhur nga kabineti.

Memorandumi, të cilin e kanë parë The Times dhe BBC, si dhe kanë paralajëmeruar se qeveria po punon në 500 projekte të ndërlidhura me BREXIT dhe mund të nevojiten 30 mijië shërbyes civilë shtesë.

Memorandumi i datës 7 nëntor, gjithashtu kritikon kryeministren Theresa May për tendencën e saj që të “hyjë në vendime dhe hollësi për ta zgjidhur çështjen vetë”.

Një zëdhënës i qeverisë tha se qeveria nuk “i pranon” pohimet e bëra në memorandum, që u përgatit për Kabinetin nga një këshilltar i paemëruar.

May shpreson të nxis artikullin 50 të Marrëveshjes së Lisbonës, që starton bisedat dy vjeçare të daljes nga BE, nga fundi i muajit mars./InfoGlobi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.