fbpx
federata e futbollit te kosoves, fifa, uefa, kosova, futboll, qualifi2020, euro2020

Brenda tri orësh u shiten 7 mijë bileta për lojën Kosovë Gjibraltar

Çmimet e biletave janë: 5, 10, 15 euro, 20 dhe në zonën VIP 80 euro

Interesimi për t’i parë yjet e Kosovës duket se është mjaft i madh, ku brenda pak orësh janë shitur më shumë se gjysma e biletave.

Federata e futbollit e Kosovës të hënën pasdite i nxori në shitje biletat për miqësoren e 10 tetorit kundër Gjibraltarit, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Nga kompania “Tiks”, që është e autorizuar për shitjen online të biletave, kanë thënë për Sportin në KTV se janë shitur rreth 7 mijë bileta brenda tri orësh.

Bileta më e lirë për të parë ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Gjibraltarit kushton 5 euro dhe vlen për tribunat veri dhe jug.

Në lindje, janë dy lloje të çmimeve, 10 dhe 15 euro, kurse në perëndim 15 dhe 20.

Bileta më e shtrenjtë si zakonisht është në zonën VIP, që kap shifrën e 80 eurove.

Pas miqësores kundër Gjibraltarit që luhet më 10 tetor nga ora 18:00, Kosova më 14 tetor e pret Malin e Zi, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.