Ballina / EKOLOGJI / Brazili nën flakë
brazili, flaket

Brazili nën flakë

Shifra rekorde të djegies së pyjeve në Brazil

Instituti Kombëtar për Kërkime në Hapësirë në Brazil, ka thënë se zjarri në hapësirat pyjore dhe zonat tropikale të këtij shteti ka shënuar shifra rekorde këtë vit.

Ky lajm vjen disa javë pasi presidenti brazilian, Jair Bolsonaro ka shkarkuar shefin e kësaj agjencie, për shkak të mospajtimeve me të dhënat për shpyllëzim.

Kjo agjenci ka thënë se bazuar në pamjet nga sateliti është parë një rritje prej 83 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2018, shkruan rel.

Zjarri dhe tymi në këto pyje ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në qytetin Sao Paolo ditën e hënë.

Kjo ndërprerje që ka zgjatur për një ditë, ka qenë pasojë e erëra të forta që kanë dërguar tymin e zjarreve të qyteteve Amazonas dhe Rondonia, në të cilat janë djegur më shumë se 2,700 kilometra hapësirë pyjore.

Mbrojtësit e ambientit kanë fajësuar Bolsonaron për këtë situatë, duke thënë se ai ka inkurajuar prerësit e pyjeve dhe bujqit për shpyllëzim të tokës.

Provo po ashtu

hidrocentralet, diga ujit, ballkani, europa lindore, greqia, kosova, ambijerntalistet, climate change

Ballkani do të pushtohet nga hidrocentralet

Ambijentalistët besojnë se efekti në mjedis i digave do të ishte shkatërrues për peizazhin dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.