Ballina / KOSOVA / Bratisllavë: Takohen Thaçi e Vuçiq, thumbojnë njëri tjetrin
bratisllave takohen thaci e vuciq

Bratisllavë: Takohen Thaçi e Vuçiq, thumbojnë njëri tjetrin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në Forumin “GloboSec”, bashkë në një panel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe atë të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka akuzuar Serbinë si penguese kryesore të dialogut.

“Duam marrëveshje me Serbinë që do të sillte njohje reciproke, pa kufij me vija etnike. Një marrëveshje e cila do të sillte anëtarësim të Kosovës në OKB dhe që do të sillte njohjen e pesë vendeve të BE-së, përfshirë Sllovakinë.

Në Berlin ne do të kishim pasur mundësi të kishim më shumë përparim. Unë besoj se kjo marrëveshje mund të arrihet në këtë vit, domethënë në vitin 20019”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, nuk mund të ketë dialog, nëse vendosim kushte për dialog, ashtu siç po bën Serbia aktualisht.

“Dhe nuk mund të arrihet marrëveshje me gjithë këtë qasje penguese të Serbisë, në përpjekjet e saj penguese për anëtarësim ne UNESCO e Interpol. Por unë besoj se në javët e ardhshme do të krijohet një klimë për vazhdim të dialogut dhe Samiti i Parisit do të ishte një mundësi shumë e mirë për të bërë hapa konkretë për vazhdim të dialogut dhe për arritje të marrëveshjes”, thotë ai.

Ndërkaq Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq deklaroi se

Kur presidentit Thaçi iu dha fjala në panel, u bë i ditur se i njëjti do të flasë në gjuhën shqipe, në çka reagoi Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq i cili iu drejtua pjesëmarrësve me fjalinë ” Pyetne Thaçin në gjuhën shqipe, sepse ai nuk di të flasë anglisht” .

Vuçiq poashtu ka deklaruar se ai do t;i rikthehet dialogut sapo të hiqe taksa, kurse Thaçit i tha se “ke premtuar që heqja e taksës është çështje ditësh”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai Serbisë, Aleksander Vuçiq janë përplasur edhe për Asociacionin në Forumin e Sigurisë në Bratisllavë të Sllovakisë.

Thaçi fillimisht ka thënë se Serbia nuk e ka zbatuar marrëveshjen e Brukselit për energjinë. Ai ka akuzuar Vuçiqin se “Serbia nuk e ka zbatuar marrëveshjen për energjinë, menaxhimin e integruar të kufirit, ka ndaluar hapjen e urës në Mitrovicë për të mundësuar bashkimin e qytetit. Sa i përket Asociacionit, ne e kemi zbatuar pjesërisht sepse e kemi themeluar ekipin për hartimin e statutit, mirëpo nuk është finalizuar sepse ne nuk mund t’i shtyejmë ata me zor që të kryejnë punët e tyre”, ka thënë fillimisht Thaçi.

Sipas Vuçiqit ndërkaq në marrëveshjen e Brukselit nuk shkruan diçka për temat e përmendura nga Thaçi.

“Thaçi tha se ne nuk kemi bërë përpjekje për zbatimin e marrëveshjes për energjinë dhe urën në Mitrovicë. Në marrëeshjen e Brukselit nuk shkruan asgjë për to. Ura në Mitrovicë dhe IBM nuk  përmenden në marrëveshjen e Brukselit. Dy ditë më parë tha se nuk e zbatoi marrëveshjen për Asociacionin, dhe tani thotë ndryshe”, ka thënë Vuçiq.

Në fund, presidenti Thaçi ka thënë se marrëveshja e Asocacionit do të zbatohet duke e respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne do ta zbatojmë atë marrëveshje bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ai.

Forumi i Sigurisë në Bratisllavë ka vazhduar me panelistë të tjerë të cilët do të diskutojnë për Ballkanin Përendimor.

“Duam marrëveshje me Serbinë që do të sillte njohje reciproke, pa kufij me vija etnike. Një marrëveshje e cila do të sillte anëtarësim të Kosovës në OKB dhe që do të sillte njohjen e pesë vendeve të BE’së, përfshirë Sllovakinë.  Në Berlin ne do të kishim pasur mundësi të kishim më shumë përparim.  Unë besoj se kjo marrëveshje mund të arrihet në këtë vit, domethënë në vitin 20019”, ka thënë Thaçi.

“Nuk mund të ketë dialog, nëse vendosim kushte për dialog, ashtu sic po bën Serbia aktualisht. Dhe nuk mund të arrihet marrëveshje me gjithë këtë qasje penguese të Serbisë, në përpjekjet e saj penguese për anëtarësim ne UNESCO e Interpol. Por unë besoj se në javët e ardhshme do të krijohet një klimë për vazhdim të dialogut dhe Samiti i Parisit do të ishte një mundësi shumë e mirë për të bërë hapa konkret për vazhdim të dialogut dhe për arritje të marrëveshjes”, thotë Thaçi.

Vuciq ka folur edhe për marrëveshjen e CEFTA-s, duke thënë se nëse masa hiqet janë të gatshëm të fillojnë menjëherë dialogun.

“Kosova ka nënshkruar me Beogradin marrëveshjen e CEFTA. Serbia nuk ka dashur të ndalë qarkullimin e mallrave me Prishtinën, ne skemi bërë asgjë këta kanë bërë vetëm pse këta janë ndier të turpëruar sepse menduan se Serbia do të njohë apo mbështesë pavarësinë e tyre që nuk ka qenë kurrë qëllimi.  Mund të tregoj se jemi gati të fillojmë bisedimet menjëherë”, tha presidenti serb.

Tutje, ai ka përmendur edhe milionat që ka humbur Serbia pas vendosjes së tarifës.

“Jam i interesuar në ato miliona që ju takojnë Serbisë, leni tarifat dhe ne mund të vazhdojmë me bisedimet”, shtoi Vuçiq.

Provo po ashtu

Imazhi i markës mund të jetë një faktor i madh për kompanitë

Imazhi i markës mund të jetë një faktor i madh për kompanitë dhe suksesin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.