Ballina / Biznes / Karrierë / BQK : Borxhi publik rritet për 9.3 për qind. Shkon në 1.13 miliardë!
BQK

BQK : Borxhi publik rritet për 9.3 për qind. Shkon në 1.13 miliardë!

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se borxhi publik në TM2 2019 ka arritur në 1.13 miliardë euro që është për 9.3 përqind më i lartë krahasuar me TM2 2018.

“Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në 16.5 përqind nga 16.3 përqind sa ishte në TM2 2018. Përkundër rritjes, ky nivel i borxhit është ende larg pragut prej 40 përqind të paraparë me ligj dhe po ashtu e mbanë Kosovën në pozitën e vendit me shkallën më të ulët të borxhit publik krahasuar me vendet e rajonit”, thuhet në raportin e BQK-së “Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike Nr. 27, Tremujori II/2019”.

Sipas BQK-së sektori fiskal deri në qershor 2019 u karakterizua me rritje të të hyrave prej 7.7 përqind dhe ngadalësim të rritjes së shpenzimeve buxhetore prej 2.9 përqind. Rrjedhimisht, buxheti i Kosovës regjistroi suficit primar buxhetor prej 0.3 milionë euro (37.1 milionë euro deficit në periudhën e njëjtë të vitit 2018). Borxhi publik në TM2 2019 ka arritur në 1.13 miliardë euro, që është për 9.3 përqind më i lartë krahasuar me TM2 2018. Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në 16.5 përqind nga 16.3 përqind sa ishte në TM2 2018.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019, sektorët përbërës të sistemit financiar u zgjeruan për 153.3 milionë euro, kryesisht si rezultat i rritjes së aktivitetit të sektorit bankar dhe sektorit pensional. Edhe sektori mikrofinanciar dhe i sigurimeve u karakterizuan me rritje të aktivitetit, megjithëse ky i fundit është përballur me rezultate negative financiare.

Deri në qershor 2019, sektori i jashtëm është karakterizuar me zvogëlim të deficitit të llogarisë rrjedhëse për 10.0 përqind. Zvogëlimi i deficitit të llogarisë rrjedhëse i atribuohet rritjes së bilanceve pozitive të shërbimeve, të ardhurave parësore dhe të ardhurave dytësore ndërsa deficitit i mallrave shënoj rritje. Në kuadër të bilancit të pagesave, remitencat dhe Investimet e Huaja Direkte (IHD) shënuan rritje vjetore prej 5.5 përqind përkatësisht 53.2 përqind.

Provo po ashtu

Sot shënohet 101 vjetori i Kongresit të Manastirit

Më 14 nëntor 1908 në Manastir filloi punimet Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.