Ballina / Biznes / Karrierë / Borisov: Ballkani me linjë të përbashkët ajrore
borisov

Borisov: Ballkani me linjë të përbashkët ajrore

Kryeministri Bojko Borisov ka njoftuar se e ka ngarkuar ministrin bullgar të transportit me angazhimin të punojë për krijimin e një asociacioni regjional të shteteve ballkanike, të cilat nuk kanë kompani të veta ajrore.

Pas takimit me Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës Denis Zvizdiç, Borisov saktësoi se ideja e tij është për një kompani të përbashkët ajrore, e cila do të financohet nga 4-5 shtete, derisa zhvillohet veprimtaria e saj.

Zvizdiç tha se me Borisovin kanë biseduar për një asociacion rajonal, i cili do t’i lidhë kryeqytetet e Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Pas takimit të tij në Sofje me Zvizdiçin, Kryeministri bullgar shprehi kënaqësi nga fakti se elita politike e Ballkanit Perëndimor tashmë e ka kuptuar këtë se rruga e vetme e tërë regjionit është ajo drejt BE-së dhe NATO-së.

Check Also

energjia kosove

Me ‘Kosovën A’ pritet shtrenjtimi i çmimit të rrymës për 44 përqind

GAP ka ngritur shqetësimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike, duke thënë se do të ketë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *