boris johnson, britania e madhe, brexit, europa

Boris Johnson po dështon

Pas vetëm 43 ditësh në detyrë, Kryeministri i Mbretërisë së bashkuar,  e ka futur veten në një situatë shumë të vështirë

Fatkeqësisht, nuk ekziston një rrugëdalje e lehtë për të ose për vendin që ai drejton në mënyrë nominale. Falë një serie keq llogaritjesh, partia e Johnson po shpërbëhet, qeveria e tij po shkatërrohet dhe strategjia e tij politike po kthehet si një bumerang.

Këtë javë, ai nxori 21 ‘rebelë’ nga Partia Konservatore parlamentare, pasi ata iu bashkuan opozitës për ta ndaluar atë të detyronte vendin të dilte nga BE pa një marrëveshje. Për të rivendosur autoritetin e tij dhe përftuar një shumicë të mundshme, Kryeministri bëri thirrje për zgjedhje të menjëhershme të përgjithshme duke e humbur edhe këtë votim gjithashtu, duke mos arritur kështu të mbledhë mbështetjen e nevojshme të dy të tretave, shkruan Bloomberg.

Johnson e ka kthyer çështjen e Brexit, sfidën më të rëndë me të cilën vendi është përballur në dekada, shumë më të vështirë se sa mendohej në fillim. Britania është planifikuar të largohet nga BE më 31 tetor. Ndërkohë, mbajtja e një zgjedhjeje të përgjithshme, siç mendohet se Johnson ende shpreson të bëjë, mund ta lehtësojë atë proces duke siguruar një shumicë më të qartë për planet e kryeministrit. Problemi është se askush nuk mund të thotë se çfarë lloji janë ato konkretisht.

Johnson ndërkohë po shpenzon miliona paund në një fushatë reklamuese për të bindur bizneset të përgatiten për Brexit pa marrëveshje, ndërsa siguron të gjithë se është shumë e pamundur, një strategji që nuk e ka lehtësuar pasigurinë e përgjithshme në vend.

Ajo çka është më e dukshme dhe për të ardhur keq është se makineria e politikës britanike është mbërthyer në fenomenin Brexit. Edhe në këtë datë të vonë, mënyra më e mirë dhe më demokratike për të dalë nga ky lëmsh i koklavitur është të lihet publiku të vendosë çështjen në një referendum

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.