Bora ka paralizuar pjesë të tëra të Kroacisë, ndërsa në Mal të Zi, si pasojë e shirave dhe furtunës është në gjendje alerti.
Siç raporton Index.hr, bora ka bllokuar rrugët në Kapele, po bie pa ndërprerë në Slemen, Gorski Kotar, ndërsa rrugët e lagëta e të rrëshqitshme ka krijuar probleme në komunikacionin e brendshëm. Raportohet se për kamionë me rimorkio nuk ka ndonjë shteg të lirë kalimi në drejtim të Rijekës dhe Istirisë.
Për shkak të stuhisë shumë linja trajektesh me bregdetin e ishujve janë ndërprerë.
Rrjeti evropian i shërbimeve meteorologjike ka publikuar sot alarmin e kuq meteorologjik për gjithë territorin e Malit të Zi, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe erërave të fuqishme.