Ballina / TEKNOLOGJI / Bonevet lanson “Electric Buggy”
gjakove, buggy

Bonevet lanson “Electric Buggy”

Organizata e të rinjve Bonevet, të marten në Gjakovë ka shënuar 5-vjetorin e themelimit.

Të rinjtë që merren me projekte inovative, në aktivitetin e tyre kanë promovuar projektin më të ri inovativ, për të cilin kanë punuar për gati dy vite, “Electric Buggy” – automjetin elektrik, i cili nuk është i pari nga kjo organizatë premtuese e Kosovës.

Projekti është filluar më 3 tetor 2017, ku qëllimi kryesor i projektit ishte zhvillimi i të rinjve në fushat e teknologjisë dhe arsimit dhe për ta mbrojtur ambientin në Gjakovë.

bonevet-bugi 2

Kjo shoqatë më parë kishte shndërruar një makinë me djegie të brendshme, në një makinë elektrike. Ndërsa ideja e tyre për makinë të re, ishte që ta finalizonin një makinë nga zeroja.

“Electric Buggy” u prezantua para shumë qytetarëve. Projekti është një makinë elektrike urbane, që ka për qëllim ta transformojë Qarshinë e Vjetër në Gjakovë, nga një zonë në të cilën qarkullojnë makinat me djegie të brendshme, në një zonë ku qarkullojnë makinat elektrike./infoglobi

gjakove, buggy

 

Provo po ashtu

GoPro Hero 8 shumë praktik për të xhiruar

Një nga pikat e forta të shitjes së GoPro është se është i vogël. Kjo …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.