fbpx

Bolonja ka edhe 'universitet akulloresh'

Në Itali, saaktësisht në qytetin Bolonjë, prej vitit 2003 egziston një universitet për akullore dhe deserte tjera të ftohta .

Universiteti del’ Gelato është universitet që mëson vetëm se si të përgatitet akullorja. Njerëz nga e gjithë bota vijnë për ta mësuar profesionin, ate të prodhimit të ‘akullores perfekte’.

Ky universitet është hapur në vitin 2003 dhe ndodhet, në ndërtesat qendrore të firmës Carpigiani, prodhuesit më të madh në botë të makinerive të Gelato-s.

Një javë shkollimi në del’ Gelato kushton afërsisht 900 euro dhe kurset kanë kohëzgjatje të ndryshme, nga një në katër javë.

Ndryshe, një guidë shpjegon që akullorja i ka rrënjët në Mesopotaminë e lashtë, ku bora e maleve përzihej me fruta dhe birrë për një efekt më të freskët. Pastaj del në një dokument mesjetar receta e parë e shkruar për shrb, fjalën arabe nga vjen fjala sherbet. /InfoGlobi/D.M.