Ballina / PSIKOLOGJI / Blyta : Njeriu që s’ka turp, ka defekte të personalitetit
afrim blyta

Blyta : Njeriu që s’ka turp, ka defekte të personalitetit

Specialisti i neuropsikiatërisë Afrim Blyta është i ftuar në emisionin Tête-à-Tête .

Neuropsikiatri Afrim Blyta ka folur për problemet shëndetësore nga të cilat mund të vuajë elita politike në vend. Sipas tij, ai që nuk ka turp patjetër që ka defekte të personalitetit.

“Unë mendoj që një person nëse nuk ka turp, nëse nuk skuqet, nuk ka ndërgjegje. Nëse nuk ka ndërgjegje nuk ekziston një strukturë shumë e rëndësishme e personalitetit që quhet superego. Superego është ai polici, gjykatësi që e kemi brenda vetës i cili nuk të lejon me vepru ose me e bo diçka që nuk bëhet, i cili të nxit me bo diçka që duhet me e bo. Por në momentin kur një gjë të tillë nuk e ke, nuk e ke ndjenjën e fajit, nuk e ke ndjenjën e turpit ki jetë defektuoz atëherë flasim për diçka që quhet psikopatologji. Njeriu i cili nuk ka turp edhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij dhe nëse ka defekte në personalitetin e tij atëherë ai është objekt i studimit të psikopatologjisë ‘, shpjegoi Blyta.

Sipas dr. Afrim Blyta thotë se shtrirja e pacientëve me probleme mendore është tek të gjitha moshat.

“Prej fëmijërisë së hershme e deri në një moshë të shtyrë kemi probleme të natyrës mendore. Te disa janë të lidhura me probleme organike zakonisht është mosha e adoleshencës, periudha e rinisë së hershme”, thotë ai.

“Në esencë nuk mundemi me thënë në mënyrë specifike që ndonjë grupmoshë e caktuar është më tepër e prekur sesa mosha tjetër. Në përgjithësi kemi një shtrirje paka a shumë uniforme në të gjitha grupmoshat”, tha Blyta.

Dr. Blyta foli edhe për meditimin.

“Meditimi është një teknikë e cila e mobilizon të gjitha kapacitetet e organizmit që do t’i kalohet një situatë. Është në esencë metodë me të cilën luftohet ajo që quhet stresi kronik. Stresi është një reagim i organizmit ndaj një situatë të pakëndshme. Reagim fiziologjik”, shpjegon Blyta.

“Ai na ndihmon me e tejkalu atë situatë por nëse ky stres zgjatë një kohë të gjatë atëherë kemi me pasë probleme të cilat na në mjekësi i quajmë probleme të natyrës psiko-somatike.Problemi psikologjik në fund ka simptoma dhe shenja të sëmundjes trupore”, thotë ai.

“Sëmundja e diabetit e hipertensionit, sëmundja e kolitit, e tiroidesë, psoriaza. Një mori e madhe e sëmundjeve me të cilat ne ballafaqohemi për çdo ditë është rezultat në esencë të ndikimit të faktorit psikologjik. Pra nëse ju arrini me e kontrollu stresin me metodat dhe teknikat e meditimit ju keni lehtësu situatën në parandalimin ose në lehtësimin e simptomave dhe shenjave’, tha ai.

One comment

  1. Doktor ne thonjeza
    Me vjen keq

    Vajzes sime para 1 viti i vure diagnozen st. Epilepticus pas kinse nje EEG je. Gjithe familja e mori kete shume serioze duke e ditur natyren e semundjes dhe mentalitetin tone.

    Ne fakt vajza ime nuk vuan nga epilepsia e as nga ndonje semundje tjeter per fat te mire.

    Diagnoza e gabuar dhe siguria juaj se eshte e tille diagnoza kane mundur te kene pasoja te medha.

    Per fat te keq nje mjek si ju vendos brenda dites minimum 3 4 dignoza te tilla te femijet tone . Kete ta them me fakte.
    Fatkeqesisht paraja e kane denigru profesionin e tend.
    Turp per ty ………

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!