fbpx

Bluzat e dimrit, modelet më të bukura këtë sezon (Foto)

Bluzat e dimrit, modelet më të bukura këtë sezon

Të buta dhe praktike, qoftë si bluzë apo triko, njëngjyrëshe apo me fantazi. Janë bluzat e leshit që të japin ngrohtësi në këtë të ftohtë por dhe që janë në modë. Nga ngjyrat neutrale tek nuancat më intensive.

Disa modele që janë në modë këtë vit:
Triko
Një rikthim në modën e viteve të mëparshme tek bluzat e hapura të kombinuara bukur me xhinse, pantallona të përshtatura dhe shumë të tjera. Valentino synon një linjë praktike dhe komode,duke e ëmbëlsuar me lule shumëngjyrëshe. Ndërsa Dolce&Gabbana propozon një interpretim romantik, duke riveshur modelin e saj gri të hapur me zbukurime mëndafshi.

Jakë të lartë
Praktik, komod dhe të gjithanshme duke u kombinuar shumë mirë me një fund të ngushtë, apo pantallona për një rezultat casual-shic. Barrie, për shembull, tërheq një peisazh baritor në modelin e realizuar me motive skoceze. Ndërsa Fendi vjen me bluzën e kaltër me motive si letër sheqeri dhe me një siluetë që ndjek linjat e trupit.

Golf
Bazik dhe linear, bluza golf është një evergreen që vështirë se mund ti rezistosh në këtë stinë dimri. Crop Jumper i Balmain në rozë kuarci i kombinuar me pantallona apo fund është i mrekullueshëm. Ndërsa Etro synon në supergjatësi me një nuancë më jetësore.
etro dolce-e-gabbana valentino barriefendibalmain

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.