Blushi: Mbështes sygjerimin e OKB-së, jo të Erdoganit

Një dite pasi vizitës se presidentit te Turqisë Taip Erdogan në Tiranë, vetëm nje deputet ka dalur publikisht kundër kërkesave te partnerit strategjik te qeverise shqiptare.

Socialisti Ben Blushi e ka cilësuar të papranueshme deklaratën e Erdogan, se shteti shqiptar duhet të asgjësojë  çdo degë  të  organizatës se drejtuar nga rivali i tij Fet’hullah Gylen, një organizatë që  Presidenti aktual i Turqisë  e cilëson terroriste.

“Mu duk dje sikur ai kërkoi mbylljen e një organizate, kjo na vendos në pozitë vasaliteti që nuk e pranoj. Ne njohim për terroriste vetëm organizatat e shpallura si të  tilla nga komuniteti ndërkombëtar, pra nga OKB-ja, por jo nga Erdogani dhe ne duhet ta refuzojmë”, ka komentuar deklaratë n e Erdoganit Blushi.

Blushi ka theksuar se Shqipëria nuk ka asnjë arsye të  përfshihet në  debate të  brendshme të  asnjë shteti dhe kë ftuar të gjithë ‘që kolektivisht ta hedhin poshtë kërkesën e Erdoganit’.

“Shqipëria nuk është koloni e askujt, ka thënë mes tjerash ai./infoglobi