Bllokohen sheshet e Prishtinës

Sheshet kryesore në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, janë bllokuar për qarkullim nga Policia e Kosovës, si masë për parandalimin e  përhapjes së koronavirusit.

Sheshet “Skënderbe”, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti” janë bllokuar me shirita, ndërsa disa rrugë të tjera që lidhen me to, janë bërë të pakalueshme.

Drejtusit e Komunës së Prishtinës thanë se një veprim i tillë është marrë pasi është vërejtur qarkullim më i madh i njerëzve në sheshe.

“Thirrjet për të mos dalë pa nevojë nuk po respektohen nga qytetarët. Aq më pak tash, që edhe moti po përmirësohet. Masat shtesë të sigurisë janë të domosdoshme. Në këtë fazë, sheshet nuk mund të përdoren si hapësira të shëtitjes”, tha kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim në rrjetin social Facebook.

“Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe institucionet e tjera relevante janë koordinuar dhe dakorduar për kufizimin e shëtitjeve nëpër sheshe”, shtoi ai.

Komuna e Prishtinës po ashtu paralajmëroi se nga data 7 prill nuk do të ofrohet asnjë shërbim për qytetarët, nëse nuk janë të pajisur me maska dhe doreza.

Mëngjesin e së hënës, Policia e Kosovës ka rrethuar edhe disa parqe pranë ndërtesave kolektive në Prishitnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.