aeroportet

Bllokohen aeroportet, dështojnë sistemet kompjuterike

Aeroportet e shumicës së vendeve të botës janë bllokuar për shkak të dështimit të sistemeve kompjuterike. Sistemet u bllokuan përnjëherë. Shkaqet e bllokadës nuk dihen, por gjithnjë e më të fuqishëm janë zërat se fjala është për sulm kibernetik.

Si rezultat i bllokadës miliona pasagjerë kanë ngelur të ngujuar brenda aeroporteve.

Udhëtarët kanë raportuar probleme në aeroportin e Londër, në “Charles de Gaulle” në Paris, “Reagan” në Uashington DC, “Changi” në Singapor, si dhe në Johanesburg dhe Cyrih.

Pasagjerët po qëndrojnë në radhe të mëdha pritjeje pas bllokimin në sistemin kompjuterik.

Problemi po prek softuerin “Amadeus Altea” që përdoret nga linjat e shumta ajrore.
Nuk dihet nëse problemi ka ardhur si pasojë e ndonjë gabimi teknik, apo ndonjë sulmi kibernetik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.