Ballina / KOSOVA / Blerim Rexha shefi i arsimit të lartë në Kosovë
blerim rexha

Blerim Rexha shefi i arsimit të lartë në Kosovë

Blerim Rexha është zgjedhur kryetar i KSHC’së me vendim unanim të anëtarëve të këtij këshilli në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur të premten.

Ky është njoftimi i plotë i KSHC: 

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) njofton që Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 09.10.2015, me vendim unanim vendosi që Prof. Blerim Rexha të zgjidhet Kryetar i KSHC-së.

Prof. Blerim Rexha është profesor i asocuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Prof. Rexha është emëruar anëtarë i Këshillit Shtetëror të Cilësisë në muajin Mars 2015.

Me rastin e zgjedhjes, Prof. Blerim Rexha falënderoj anëtarët e KSHC për besimin e dhënë si dhe u zotua që do të punoj me përkushtim për zhvillimin e mëtejmë të AKA-së dhe ngritjes së cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë dhe bashkëpunimit ndërkombëtarë.

Po ashtu në këtë mbledhje, me vendim unanim KSHC vendosi që Prof. Lul Raka të zgjidhet Zëvendës Kryetar i KSHC-së. Prof. Raka është profesor asistent në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës”Hasan Prishtina” dhe është emëruar rishtazi anëtarë i Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë shprehu falënderimin për Kryetaren e mëparshme të KSHC-së, Prof. Ferdije Zhushi për kontributin e dhënë në themelimin dhe konsolidimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

LEXO EDHE:

Kosovë: Jep dorëheqje shefi i Agjencisë së privatizimit-Blerim Rexha

Më 2013 Hajredin Kuçi kishte kërkuar: Blerim Rexha ta dorëzoi librezën e PDK-së

Provo po ashtu

Imazhi i markës mund të jetë një faktor i madh për kompanitë

Imazhi i markës mund të jetë një faktor i madh për kompanitë dhe suksesin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.