Ballina / KOSOVA / Blerim Devollin nesër dëshmon për Z-Mobile
blerim devolli

Blerim Devollin nesër dëshmon për Z-Mobile

Shefi i Z-Mobile, Blerim Devolli, do të japë llogari nesër për herë të parë, për kontratën që e çoi në prag të falimentimit kompaninë publike, Telekom. Devolli është ftuar nesër që të raportojë para deputetëve, edhe pse fillimisht nuk ka pranuar të paraqitet.

Në vazhdën e raportimeve para Komisionit hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala do të japë llogari edhe kontribuuesi më i madh që e çoi kompaninë publike drejt falimentimit, biznesmeni Blerim Devolli.

“Po, mund të konfirmoj se për nesër Komisioni hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala ka ftuar në raportim Blerim Devollin. Mbledhja e komisionit dhe intervistimi pritet të fillojnë nga ora 10:00”, deklaroi deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.

Express duke iu referuar burimeve të portalit raporton se “Devolli fillimisht ka kundërshtuar raportimin para deputetëve, derisa iu bë e ditur se një gjë e tillë është e detyrueshme”.

Rrjedhimisht, u vendos që Komisioni të mos e ndërrojë datën e intervistimit dhe Devolli të raportojë nesër.

“Nesër në Komisionin hetimor është i ftuar si dëshmitar Blerim Devolli. Fillimish nuk ka pranuar mandej i është thënë se e ka detyrim. Mandej është caktuar për nesër, e premte. Komisioni ka vendosur mos ta shty më datën e intervistimit”, ka bërë të ditur ky burim.

Në vazhdën e intervistimeve për gjendjen në PTK dhe Vala kanë raportuar disa persona, derisa pritet të raportojnë edhe krerët e shtetit.

Momentalisht, derisa kontrata në mes të Telekomit e Dardafonit po shkon drejt fundit, nga Z-Mobile kanë shantazhuar me kthim të borxhit prej 26 milionë euro, apo dërgim te përmbaruesi.

Provo po ashtu

Imazhi i markës mund të jetë një faktor i madh për kompanitë

Imazhi i markës mund të jetë një faktor i madh për kompanitë dhe suksesin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.