Ballina / KOSOVA / Blazevski në gjuhën shqipe dhe serbe ka shkruar: Bashkë për Sharrin!

Blazevski në gjuhën shqipe dhe serbe ka shkruar: Bashkë për Sharrin!

Gjatë protestave për mbrojtjen e planetit nga ndryshimet klimatike, një djalosh serb ka zgjedhur që në pankartën e tij të flasë rreth mbrojtjes së natyrës në Malet e Sharrit.

Petar Blazevski, e ka shpërndarë fotografinë edhe në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Në pankartën e tij shkruhet:

Tani në Kosovë, shqiptarët dhe serbët po luftojnë së bashku kundër shtpyësve që dëshirojnë ta ndërtojnë një Hidrocentral në Parkun Kombëtar të Maleve të Sharrit, gjë që është e ndaluar me ligj. Le ta ngrisim zërin tonë dhe t’i ndihmojmë atyre.

Në fund, ai në gjuhën shqipe dhe serbe ka shkruar: Bashkë për Sharrin.

Provo po ashtu

VV e LDK takohen sërish të mërkuren, ende nuk dihet se kur certifikohen zgjedhjet

Një takim i ri ndërmjet grupeve punuese të Vetëvendosjes dhe LDK-së për të harmonizuar programet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.