fbpx
njerez

Blaku kundërshton Raportin e UNFPA dhe gjetjet e tij shokante

Në vitin 2061 Kosova do t’i ketë  1 milion e 500 mijë banorë. Ky është projeksioni që ka rezultuar nga studimi i përbashkët i Fondit për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) dhe Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) , të cilat prezentuan të enjten raportin për parashikimin e popullsisë së Kosovës për periudhën 2017-2061.

Shkruan: Ardit Gashi / infoGlobi

Nuk është shokant vetëm konstatimi se në Kosovë përgjatë viteve do të ketë ulje të popullësisë, sa është shokant konstatimi se më 2061 në këtë shtet të vogël prej 11 mijë kilometrash katrorë, mosha mesatare e popullatës do të jetë 45 vjeç. Aktualisht, mosha mesatare në Kosovë është shumë me e re nga kjo që parasheh studimit për vitin 2061, prandaj jo të gjithë i pranuan me qetësi gjetjet e dala nga ai.

 

Prof. Dr. Rifat Blaku, profesor universitar i ekonomisë dhe demograf thotë se Raporti i UNFPA/ ASK  është i diskutueshëm dhe lë hapësirë për korrigjime. Ai pranon se viteve të fundit nataliteti në Kosovë po shënon rënie, por si shton Blaku në raport nuk janë përllogaritur të dhënat e atyre që nuk jetojnë në Kosovë.

“Është e vërtet se numri i lindjeve edhe në Kosovë ka filluar që disa dekada të bije gradualisht, bile po të krahasohet maksimumi i numrit të ,lindjeve në vitin 88, afro 56 mijë të lindur gjallë, ndërsa këto 2-3 vitet e fundit ka rënë në rreth 28 ,mijë, që d.m.th. është përgjysmuar. Por në këtë numër llogaritet vetëm popullsia rezidente në Kosovë, por meqenëse në migracion kemi rreth 700 mijë kosovarë, atëherë numri i fëmijëve të lindur në emigracion e zbut këtë rënie drastike të lindjeve të gjalla të fëmijëve”, tha Blaku .

Sipas prof. Blaku numri i popullsisë do të jete me i madh sesa që është dhënë në raport.

“Në vitin 1962 gusht lindi i 1 milionti kosovar. Me normat e shtimit që kishte Kosova popullsia duhej të dyfishohej çdo 30 vjet, prandaj në qoftë se, në 62 ka qenë i 1 milionti, në 93 ka lind i 2 milionti, por është shqetësues numri i madh në migracion, prandaj del edhe numri i vogël i popullatës rezident, sepse 1.7 janë në Kosovë, e 800 mijë në diasporë”, thekson ai .

“Popullsia e Kosovës ka vitalitetin biodinamikës më vital në Evropë dhe paraqet resursin ma të madh kombëtar dhe është koha që Republika e Kosovës të mendoj për krijimin dhe hartimin e politikës popullative dhe asaj të migracionit në mënyrë që të ruhet substanca demografike dhe rinimi demografik sepse potenciali demografik dhe energjia e rinisë së Kosovës është një energji e pashfrytëzuar për shkak të mundësisë së papunësisë. Prandaj projeksionet e dhëna janë të diskutueshme sepse nuk do të ketë rënie siç është paraqitë, por më graduale, por me një politikë do të stimulohen të rinjtë për martesë dhe lehonia do të paguhet më dinjitoze dhe të rritet punësimi me çka do të ruhet bërthama e popullsisë së Kosovës”, ka thënë mes tjerash Blaku.

OKB dhe Agjencitë e saj në vazhdimësi kanë publikuar Raporte projeksionesh futuristike mbi demografinë. Para dhjetë vitesh në një raport të ngjashëm kishte dalur në shesh e dhëna se në vitin 2050 në shtetet e Ballkanit do të jenë pakicë popujt aktualë, sepse ata do të mbipopullohen nga raca e verdhë, njerëz që do të popullojnë Ballkanin nga shtetas e Lindjes së mesme dhe vendet aziatike. /infoglobi

 

Rezultatet mbi Parashikimin e Popullsisë në Kosovë, 2017-2061:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.