Ballina / PSIKOLOGJI / Blakeberg: Si të bëheni më inteligjentë ?
blakeberg si të bëheni më inteligjentë

Blakeberg: Si të bëheni më inteligjentë ?

Mësuesja e shkencës Lanie Bakeberg ka dhenë disa këshilla për përdoruesit e ‘Quora-s’ se si ta rritni kapacitetin mendor dhe të bëheni person më inteligjent.

Disa nga këshillat e Bakebergut:

Stimulojeni trurin – provoni Sudoku apo zgjidhjen e fjalëkalimeve për ta mbajtur të mprehtë trurin dhe të aftë t’i zgjidhë problemet. Për ata të cilët nuk i preferojnë këto dyja, keni parasysh se në celularë të mençur ekzistojnë qindra aplikacione të cilat fokusohen në ushtrimin e trurit.

Dëgjoni – kjo mund t’ju duket e lehtë, por nëse faktikisht i dëgjoni kolegët me përvojë apo miqtë, ju mund të mësoni diçka.

Lexoni – leximi është shumë i rëndësishëm dhe jo vetëm për të fituar informacione të reja, por gjithashtu edhe për ta zgjeruar fjalorin personal. Gjatë kohës që lexoni, sigurohuni t’i shikoni fjalët të cilat nuk i kuptoni dhe ri-lexoni çdo gjë që nuk ka kuptim herën e parë. Qëllimi juaj nuk duhet të jetë përfundimi i librit sa më parë, por të mësoni sa më shumë.

Bëni pyetje – e dimë se bërja e pyetjeve mund të jetë paksa e frikshme ndonjëherë. Por, duhet të keni parasysh një thënie të njohur: “Ai që pyet është budalla për 5 minuta, ndërsa ai që nuk pyet mbetet budalla për tërë jetën”. Prandaj, mos hezitoni të pyetni çdo gjë që nuk kuptoni!

Bëni ushtrime fizike – ushtrimet fizike jo vetëm që ndihmojnë për shtypjen e gjakut, i zvogëlojnë rreziqet për sulme të zemrës dhe e përmirësojnë vetëbesimin, por edhe e ndryshojnë trurin në mënyrë që ta mbrojnë memorien dhe aftësitë e mendimit.

@Fluidi

Provo po ashtu

me libra në shtëpi, fëmijët fitojnë më shumë në të ardhmen

Rrjetet sociale mund të jenë përgjegjëse se përse fëmijët po ndihen të vetmuar

​Një numër i madh i fëmijëve janë duke kontaktuar me ‘Childline’ për ndjenjat e izolimit …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.