Ballina / Biznes / Karrierë / Biznesmeni surprizon punonjësit, 4 milionë dollarë shpërblime për Krishtlindje
Biznesmeni surprizon punonjësit, 4 milionë dollarë shpërblime për Krishtlindje

Biznesmeni surprizon punonjësit, 4 milionë dollarë shpërblime për Krishtlindje

Punonjësit e një kompanie në Michigan do kenë Krishtlindje shumë të lumtura këtë vit.

FloraCraft po dhuron gati 4 milionë dollarë shpërblime për 200 punonjësit e saj për festat e fundvitit.

Kompania FloraCraft është prodhuesi kryesor i produkteve artizanale. Ajo ka produktet më të shitura në Walmart, Amazon, Michaels, Joann dhe Hobby Lobby.

Kompania, e themeluar në vitin 1946, punëson afërsisht 200 vetë.

Ideja e dhuratës së çmuar për punonjësit erdhi nga pronari dhe kryetari Lee Schoenherr, i cili drejton kompaninë që nga viti 1973.

Surpriza u njoftua më 14 dhjetor në drekën e festës së kompanisë, ku disa punonjës nuk i mbajtën dot lotët kur morën lajmin e mrekullueshëm.

“Kjo është diçka që Lee dëshironte ta bënte prej shumë vite,” tha Eric Erwin, president dhe CEO i FloraCraft.

@Fluidi

Provo po ashtu

Nju-Jorku po shkon drejt falimentimit, paralajmërojnë ekspertët

Nju-Jorku po i afrohet rrezikut të shkatërrimit financiar. Dhe për herë të parë në 40 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.