Ballina / Reçeta / Bizele me mish dhe kungulleshka

Bizele me mish dhe kungulleshka

Përbërësit:

500 g bizele

500 g mish tul

1 kokërr qepë

2 karota

1 kungull

pak vaj ulliri

kripë dhe piper i zi

majdanoz

1 lugë salcë domatesh

Përgatitja:

Prisni mishin, karotën dhe kungullin në copa. Grini qepën imët. Vendosni të kaurdiset qepa me mishin në pak vaj. Pastaj shtoni karotat dhe kungullin , në fund bizelet dhe salcën  e domateve. Hidhini në tenxheren e presionit dhe shtojini 2 gota ujë ose lëng mishi dhe lërini të ziejnë në zjarr të avashtë për 15-20 minuta pas sinjalit të parë që jep tenxherja ose derisa sa ta kenë pirë të gjithë ujin dhe të jenë gati. Rregulloni masën e kripës dhe piperit të zi dhe shtoni majdanozin e grirë imët.

Shërbejeni të ngrohtë.

@Fluidi

Provo po ashtu

spinaq me vezë

Spinaq me vezë

Përbërësit: 500 gr spinaq 3-4 vezë kripë piper i kuq piper i zi 2-3 lugë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *