Ballina / TEKNOLOGJI / KriptoZona / Bitmain – Një prej minierave më të mëdha në botë
bitmain

Bitmain – Një prej minierave më të mëdha në botë

Një prej minierave më të mëdha në botë të Bitcoin gjendet në parkun industrial San Shang Liang në hyrje të qytetit Ordos në Mongolinë e Brendshme, një rajon autonom që është pjesë e Kinës dhe është 650 kilometra larg nga Pekingu dhe 55 kilometra nga qyteti Baotou.

Kjo minierë qëndron në mesin e disa fabrikave të braktisura, të cilat kishin mbetur nga rritja e shpejtë ekonomike e disa viteve më parë.
Miniera i përket kompanisë Bitmain, e cila gjithashtu merret me prodhimin e pajisjeve të cilat “prodhojnë” Bitcoinët.

50 punëtorët e kompanisë, shumica e tyre që jetojnë aty afër, kujdesen për 25 mijë makineritë të cilat realizojnë 24 orë në ditë llogaritje dhe një prej ndërtesave i dedikohet prodhimit të Litecoinit, përcjell Telegrafi.

Personeli jeton në këto fabrika të cilat kanë konvikte, zyra, kantina dhe një qendër riparimi dhe në dispozicion të tyre janë edhe disa hapësira zbavitjeje.
Miniera e Ordos u ndërtua në 2014-në dhe është më e vjetra në Kinë dhe u ble nga Bitmain në vitin 2015.
Bitmain operon edhe miniera të tjera në Kinë si në rajonet malore Yunnan në jug të vendit dhe rajonin Xinjinang në perëndim të Kinës.

Pavarësisht kostove, minierat e Bitcoin janë një industri mjaft fitimprurëse. Me një vlerë të Bitcoinit prej 6 mijë dollarësh, kjo minierë konkurron çdo ditë për 7 milionë dollarë dhe sa më e lartë të jetë fuqia kompjuterike, aq më e lartë janë mundësitë për të fituar një pjesë të atyre milionave.
Kjo minierë zë 4 për qind të fuqisë përpunuese në rrjetin e Bitcoinit.

@Fluidi

Provo po ashtu

Albvision

ALBVISION do të financojë projektet blockchain në trevat shqiptare

ALBVISION, kompania e parë shqiptare e njohur për tregun shqiptar dhe kosovar në lidhje me …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.