Ballina / TEKNOLOGJI / KriptoZona / Bitmain lanson Antminer X3 një ASIC Miner për Cryptonight
bitmain

Bitmain lanson Antminer X3 një ASIC Miner për Cryptonight

Nëse keni menduar se njoftimi i fundit nga Baikal Giant-N Cryptonight ASIC miner është i fuqishëm dhe do të lë anash GPU minierat (Cryptonight) ju duhët të mendoni përseri. Bitmain sapo ka njoftuar apo ka dhënë përgjigjen e tyre për pajisen e re ASIC të Antminer X3 Cryptonight dhe është shumë më i fuqishëm se ai që ofron Baikal Miner. Bitmain Antminer X3 premton 220 KH / s hashrate për Cryptonight në 550 Watts të përdorimit të energjisë, kështu që 11 herë më i fuqishëm se Giant-N me çmim afërsisht 2 herë më të lartë dhe të transporti do të fillojë në muajin maj. Por deri në kohën kur këto pajisje të fillojnë të transportohen, Monero (XMR) së bashku me disa monedha të tjera ka më shumë gjasa të mos majnohet nga minatorët ASIC sepe ata kanë njoftuar planet e tyre për një fork të ri në mënyrë që të bëhen ASIC rezistent.

Me një çmim prej 11,999 dollarë për pajisje dhe i kufizuar në vetëm 1 njësi për porosi Bitmain po pranon vetëm pagesat BCH dhe USD për minatorët. Porosia e dytë i Antminer X3 është planifikuar të fillojë transportimin një muaj më vonë, kështu që në pjesën e dytë të qershorit kjo pajisje do të ketë një çmim shumë më të ulët prej 7,599 dollarë, megjithatë kush e di se sa monedha që përdorin algoritmin Cryptonight mund të bëjnë fork-un ASIC rezistentë deri në atë kohë. Vetëm për të qenë në anën e sigurt ju duhet të jeni të kujdesshëm me ASIC-të e Cryptonight nga Baikal dhe të Bitmain në mënyrë që të mos përfundoni me një pjesë të pajisjeve të padobishme që vështirë se mund të prodhojnë ndonjë kriptovalute fitimprurëse, madje edhe me performancën e saj shumë të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.