Ballina / Biznes / Karrierë / Bitcoin, për herë të parë në bursën e Çikagos
bitcoin2017

Bitcoin, për herë të parë në bursën e Çikagos

Për herë të parë, një kontratë e tipit futures për monedhën Bitcoin u paraqit në Bordin e Këmbimit të Çikagos, me një vlerë prej vetëm 15 mijë dollarë. Gjatë orëve të para të këmbimit, kontrata u rrit me 20 për qind të vlerës. Vetëm gjatë këtij viti, monedha Bitcoin është rritur 1,400 për qind.

Bitcoin ishte monedha e parë elektronike që realizoi me sukses kriptimin monetar. Ajo pati megjithatë fillime të errëta. U krijua në vitin 2008, nga një person ose një grup personash, të mbiquajtur Satoshi Nakamoto, si një mënyrë për të kryer transaksione anonime. Duke qenë se është e vështirë vendosja e rregullave financiare, kjo monedhë është shndërruar në të preferuarën e aktiviteteve të paligjshme.

Gary Hufbauer, ekonomist në Institutin Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare me seli në Uashington, i tha gazetarit të Zërit të Amerikës, Victor Beattie, se Bitcoin është deri tani më e suksesshmja nga rreth 100 kripto-monedha që ekzistojnë sot në botë.

Zoti Hufbauer thotë se për shkak të mungesës së ndonjë kuadri ligjor për monedha të tilla, bankat dhe kompanitë kryesore tregtare amerikane ngurojnë të përdorin monedha që mund t’i ekspozojnë ndaj aktiviteteve të paligjshme, si pagesat për drogë apo pastrim parash. Ai mendon se megjithatë do të praktikohet në vazhdim një lloj tregtimi i këtyre monedha virtuale. Bursa e Çikagos do ta fillojë tregtimin e monedhës Bitcoin më datë 18 dhjetor.

Check Also

energjia kosove

Me ‘Kosovën A’ pritet shtrenjtimi i çmimit të rrymës për 44 përqind

GAP ka ngritur shqetësimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike, duke thënë se do të ketë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *