Ballina / BOTA / Bisha Dorian po i shkatërron Bahamet, të paktën pesë viktima – po lëviz nga Florida (VIDEO)

Bisha Dorian po i shkatërron Bahamet, të paktën pesë viktima – po lëviz nga Florida (VIDEO)

Kryeministri i Bahameve, Hubert Minis tha se të paktën pesë njerëz u vranë në Ishujt Abaco në ndikimin e Uraganit Dorian, i cili u dobësua në kategorinë e katërt, por do të vazhdojë të jetë shumë i fortë në ditët në vijim.

Uragani i dytë më i fuqishëm që regjistrohet në Atlantik mbetet “jashtëzakonisht i rrezikshëm”, tha kryeministri Hubert Minnis.

Sipas Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, rreth 13,000 shtëpi mund të jenë dëmtuar ose shkatërruar.

Fotografitë tregojnë rritje të mëdha të nivelit të ujërave, makina të përmbysura dhe pemë të rrëzuara.

Sipas parashikuesve të motit, Dorian është stuhia më e fuqishme që godet ishujt Bahamas dhe më vonë do të lëvizë afër bregut lindor të SHBA-së.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së tha se Dorian ka zbarkuar në Bahamas si stuhi e kategorisë pesë, porse tani është dobësuar në kategorinë katër, me erëra me fuqi rreth 250 kilometra në orë.

Shtetet amerikane: Florida, drejt të cilit po lëviz Doriani, pastaj Xhorxhia, Karolina e Veriut dhe Karolina e Jugut kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!