Ballina / BOTA / Biri i gazetares së vrarë, e quan vendin e vet shtet mafioz
gazetarja e vrare

Biri i gazetares së vrarë, e quan vendin e vet shtet mafioz

Biri i një gazetareje hulumtuese të vrarë në një sulm me bombë në Malta e ka denoncuar, siç ka thënë ai, shtetin mafioz për vrasjen e nënës.

Daphne Caruana Galizia, 53-vjeçare, u vra të hënën në një shpërthim pak pasi kishte dalë nga shtëpia në Bidnija, afër Mosta.

Ajo njihej për shkrimet në të cilat i akuzonte për korrupsion politikanët e rëndësishëm.

“Nëna ime u vra sepse qëndronte në mes të sundimit të ligjit dhe atyre që kërkonin ta shkelnin atë”, ka thënë biri i saj Matthew, i cili ndodhej afër shpërthimit.

Në një shkrim të gjatë në rrjetin social Facebook, të publikuar pak orë pasi kishte tentuar ta shpëtonte nënën nga makina që po digjej, ai e akuzoi policinë e Maltës për paaftësi dhe qeverinë për mosndëshkueshmeri.

“Kur institucionet e shtetit janë të paafta, personi i vetëm që ngrihet në këmbë është zakonisht gazetari”, ka shkruar Matthew Caruana Galizia, i cili është gazetar, po ashtu.

“Po, kështu jemi ne: një shtet mafioz ku mund ta ndryshosh gjininë në letërnjoftim (faleminderit Zot për këtë!) por ku do të hidhesh në erë dhe bëhesh copa-copa për shkak të ushtrimit të të drejtave themelore”, ka shtuar ai.

 

Check Also

Palestina, ShBA

Palestinezët reagojnë ndaj mundësisë së mbylljes së misionit në Uashington

Palestinezët kanë kërcënuar se do të ndërpresin të gjitha komunikimet me Shtetet e Bashkuara nëse …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *