Binjake, po më baballarë të ndryshëm?

Procesi gjyqësor për përcaktimin e alimentacionit për binjake pari përfundim tepër të apritur – rezultatet e ADN-së tregonin se burri i paditur është bab i vetëm njërëz vajzë.

Gjykatësi i gjyqit të lartë në New Jersey ka deklaruar se binjaket, të lindura në janar të vitit 2013, janë ngjizur nga dy baballarë.

Mediet amerikane përkujtojnë se është fjala për një rast të rrallë, por i cili nuk është i paresidencë. Në të vërtetë, në praktikën gjyqësore amerikane ky është rasti i tretë. E ëma e vahzave, e njohur vetëm me inicialet T. M. ka kërkuar alimentacion nga i padituri, të cilin e ka shënuar si baba të fëmijëve të saj.

Burri e kontestonte atësinë, duke thënë se T. M. gjatë lidhjes së tyre të përbashkët ka pasur marrëdhënie edhe me meshkuj tjerë. Gjyqi në bazë të rezultateve të testeve ADN ka vendosur se nëna mund të kërkojë alimentacion nga i padituri vetëm për njërin fëmijë dhe atë në shumë prej 28 dollarësh në javë, thekson AP, ndërsa e transmeton InfoGlobi.

Ndonëse rrallë, ndodh që femra të lindë binjakë nga etër të ndryshëm. Kjo është e mundur kur në periudhën e ovulacionit ka marrëdhënie me dy meshkuj. T. M. në gjyq ka pranuar se në distancë prej një jave ka fjetur me dy meshkuj, e secili prej tyre e ka frytnuar nga një qelizë vezë të saj. -InfoGlobi