Antidepresivi më efikas natyror është kantarioni.
Në vendet e Evropës fëmijëve u përshkruhet kantarioni për trajtimin e formave të buta të depresionit, ndërsa është dëshmuar se vetitë e tij shëruese kanë aftësinë e depërtimit deri në barrierën e gjakut në tru.
Kjo bimë e përshpjeton krijimin e srotoninës në organizëm. Disa studime kanë treguar se koncentrati i kantarionit ka ndikim të njëjtë si edhe medikamentet farmakologjike të antidepresivëve.
Megjithatë, keni kujdes të mos e teproni me marrjen e koncentratit të kësaj bime. Veprimet e padëshiruara mund të paraqiten me çrregullime të lukthit, reagimeve alergjike, shqetësimit e ankthit.
Në disa situata ekstreme mjund të shkaktojë madje edhe sindromin e serotoninën, që shkakton konfuzion, halucinacione e ethe.
Para çdo përdorimi të ilaçeve natyrore, megjithatë konsultohuni me mjekun.