Ballina / KOSOVA / Bilek e Lluka bisedojnë për investime të reja çeke në Kosovë

Bilek e Lluka bisedojnë për investime të reja çeke në Kosovë

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë, Pavel Bilek, është takuar me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Gjatë takimit të 9 gushtit, ministri Lluka, dhe udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek, biseduan për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe të Republikës së Çekisë.

Vetë ministri Lluka thotë se nga Ambasadori Bílek u informua se investimet dhe importi nga Republika Çeke është rritur gjatë dy viteve të fundit.

“Duke ju falënderuar bashkëpunimeve më të mira në mes bizneseve nga Kosova dhe Çekia. Së shpejti priten që të finalizohen edhe disa investime nga ky vend, kryesisht në fushën e teknologjisë informative dhe energjisë”, ka shkruar ministri Lluka.

Së voni, në mënyrë të theksuar është shtuar tregtia e dy-anshme dhe investimet çeke në Kosovë. Po ashtu, ata, diskutuan edhe për gjendjen e tashme politike në kontekstin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. /InfoGlobi

Provo po ashtu

Kosova sërish do ta tërheq aplikacionin për anëtarësim në INTERPOL ?!

Më pak se një muaj (15 -18 tetor) na ndajnë nga Kuvendi i Përgjithshëm i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.