Në Bashkësinë Islame të Kosovës sot do të mbahet votimi për zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni fetar.
Në garë për këtë post janë Naim Tërnava-kryetari i deritashëm dhe Reshat ef. Mexhidi- prof. i Medresesë nga Prizreni.
Sipas Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës kriteret që duhet t’i plotësojë janë: të kenë mbaruar medresenë dhe arsimin universitar islam, që është në marrëdhënie pune në Bashkësinë Islame së paku 10 vjet, që gëzon autoritet e besim te myslimanët, që ka aftësi organizative, që nuk është më i ri se 40-vjet.
Myftiu i Kosovës, do të udhëheq rreth 800 xhami në Kosovë dhe ka mandat 5 vjeçar.