fbpx
bik

BIK ndalon përfshirjen e zyrtarëve të saj në fushatë zgjedhore

Dy imamë nga Podujeva i janë futur garës për asamble komunale të Podujevë në listën zgjedhore të Partisë së Drejtësisë.

E kundër kësaj ka dalë të premten Bashkësia Islame e Kosovës që u ka treguar anëtarëve të saj se e kanë të ndaluar përfshirjen në aktivitete politike.

“Në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me datën 22 tetor 2017 nga Komuna e Podujevës është vërejtur se janë kandiduar dhe certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhje si kandidat të Partisë së Drejtësisë edhe dy Imamë nga Komuna e Podujevës, Nuhi Ajvazi Imam në fshatin Sekiraq dhe Arif Demiri Imam në Kaqibeg”, thuhet në njoftimin e BIK-ut në këtë komunë.

“Përfshirja në aktivitete politike e zyrtarëve të BIK-ut bie në kundërshtim me Udhëzimin e lëshuar nga vetë BIK-u, ku thuhet që zyrtarë të BIK-ut nuk duhet të përfshihen në aktivitete politike”, përfundon BIK-u në Podujevë.

Ky është udhëzimi i BIK-ut që ndalon përfshirjen e imamëve në aktivitete politike:

komunikata BIK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.