Ballina / BOTA / Bie numri i azilkërkuesve në Zvicër
flamuri zviceran

Bie numri i azilkërkuesve në Zvicër

Gjatë muajit gusht në Zvicër kanë kërkuar azil 1193 persona, që është për 181 persona më pak sesa muaji i kaluar ose minus 13.2 përqind. Në krahasim me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë numri është për 497 më i vogël (-29.4 përqind).

Kjo mund të jetë edhe si arsye e numrit të vogël të emigrantëve të pranuar nga Italia përmes Mesdheut (rreth 1550 persona).

Në Spanjë gjithashtu vërehet një zvogëlim, por përsëri niveli prej 6000 të pranuarve është relativisht i lartë. Zvicra nuk është vend primar për emigrantët, të cilët vijnë drejt Europës, pasi fillimisht ata zbresin në Spanjë, Itali ose Greqi, shkruan albinfo.ch.

Sekretariati Shtetëror për Migracion në Zvicër ka kompletuar 2376 azilkërkues në instancë të parë. Prej tyre 394 nuk kishin hyrë në Zvicër, ku shumica ishin pranuar me Marrëveshjen e Dablinit (330). 589 morrën azil dhe 812 u pranuan përkohësisht. Numri i instancës të parë të rasteve të varura ka rënë nga muaji i kaluar prej 14.011 në 991.

Sa i takon kombësive ose vendit të origjinës së azilkërkuesve, numri më i madh azilkërkuesve në Zvicër gjatë gushtit ishin eritreasit 209 (51 më pak sesa në korrik 2018), sirianët (109), afganët (99), turqit (98) dhe irakenët (74).

Në gusht janë kontrolluar 509 persona. Zvicra ka pyetur një shtet tjetër të Marrëveshjes së Dablinit për pranimin e 516 azilkërkuesve, ku 161 sosh janë dërguar nëpër vende tjera. Në anën tjetër Zvicra ka pranuar 569 azilkërkues tjerë nga vendet tjera të Marrëveshjes së Dablinit.

100 persona janë transferuar në Zvicër.

@Fluidi

Provo po ashtu

londra

Britanikëve iu rrezikohet drejtimi i makinave në BE pas Brexitit

Britanikët mund të mos e kenë të sigurt drejtimin e makinës në Bashkimin Evropian pas …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.