Ballina / KURIOZITETE / Bie meteori- ngjarja zgjati 32 sekonda

Bie meteori- ngjarja zgjati 32 sekonda

Rënia e meteorit në Rusinë qendrore zgjati shkurt, por intensiteti dhe pasojat e saj ishin të mëdha. NASA pohon se bomba nukleare amerikane që u hodh në Hiroshimë ka liruar 15 kilotonë energji, ndërkaq meteori i djeshëm ka liruar rreth 30 herë më shumë energji se bomba në Hiroshimë.

Chelyabinsk: Një ditë pas shpërthimit spektakular të meteorit në rajonin e maleve Ural në Rusi që shokoi gjith botën, po përmbyllet operacioni i pastrimit të vendit të ngjarjes.

Përfundimisht meteori që ka rënë në Ural nuk mori asnjë jetë por la parap mbi 1000 të lënduar nga të cilët 200 fëmijë.

InfoGLOBI dje ka raportuar se lëndimet janë shkaktuar kryesisht nga xhamat e dritareve që u thyen nga dridhja e tokës e shkaktuar nga copëzat e meteorit të rënë në Tokë.

“Mbi 4000 godina janë dëmtuar dhe janë thyer xhama në sipërfaqe prej 200.000 km katrorë” raportojnë mediat ruse duke iu referuar zyrtarëve. Këta të fundit vlerësojnë se dëmet e shkaktuara kapin shumën në lartësi prej 33 milionë dollarësh.

Zyrtarët e NASA-s e përshkruajnë ngjarjen e djeshme si ngjarje që ndodh një herë në shekull. Meteorin ndërkaq ata e përshkruajnë si një asteroid të vogël.
Sipas të njejtëve meteori ishte 15 metra i lartë dhe 17 i gjerë. Ai peshonte mes 7000 dhe 10.000 tonë.

Energjia e cila u lirua gjatë eksplodimit të meteorit sillej mes 300-500 kilotonë.

Sa për krahasim bomba nukleare e hedhur nga ShBA-të në Hiroshimë gjatë vitit 1945 me rastin e shëprthimit të saj ka liruar vetëm 15 kilotonë energji.

Pos kësaj në Agjencinë Amerikanë të Hapsirës (NASA) “e gjithë ngjarja, nga momenti i futjes së momentin në atmosferën tokësore, e deri te dezintegrimi i tij mbi Rusinë qendrore ka zgjatur vetëm 32.5 sekonda”.
Dëshmitarët okular të ngjarjes e përshkruajnë rënien e meteorit si rënie të 10 diejve nga qielli në tokë.

Mediat kanë përkujtuar se rajoni ku ndodhi ngjarja është i njohur me termocentralet nukleare. Kjo ka shtaur panikun edhe më shumë ndër njerëz të ciëlt kanë filluar spekulimet se nuk është fjala për meteor por është fjala për një UFO, përkatësisht për një trup të paidentifikuar qiellor. Sido që të jetë spekulimet e tilla janë përgenjështruar nga akademikë, shkencëtar e dy agjenci hapësinore, nga NASA dhe nga Agjencia Evropiane e Hapsirës./InfoGLOBI/e.b