Ballina / BOTA / Betohet komandanti i ri i forcave të NATO-s për Evropë
Gjenerali amerikan, Tod D.Wolters

Betohet komandanti i ri i forcave të NATO-s për Evropë

Gjenerali amerikan, Tod D.Wolters, është betuar si Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë.

Në një ceremoni të mbajtur në Mons të Belgjikës, Sekretari i Përgjithshëm NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se komanda evropiane është “një nga pozicionet më sfiduese dhe më të rëndësishme ushtarake në botë”.

Gjenerali Wolters do të jetë gjithashtu komandant i forcave amerikane për Evropë. Ai e pason në këtë pozitë gjeneralin tjetër amerikan, Curtis Scaparrotti.

Gjenerali Wolters e merr këtë pozitë në kohën kur Aleanca Veriatlantike është duke u përgatitur për prishjen e mundshme të Traktatit të Forcave Bërthamore mes SHBA-së dhe Rusisë, një pakt i çarmatimit që e ka mbrojtur Evropën për tre dekadat e fundit.

Wolters kishte shërbyer si komandant i forcave ajrore amerikane në Evropë në bazën ajrore Ramstein në Gjermani. Ai është një pilot i aeroplanëve luftarak me karrierë ushtarake gati 32-vjeçare.

@Fluidi

Provo po ashtu

aktakuzë, drejtesi, judikature

Dyshimet për bombë mbi “drejtësinë”

Policia e Kosovës e ka konfirmuar kërcënimin me bombë ndaj Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorisë Speciale. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.