Ballina / KOSOVA / Betohet edhe Kryetari i Graçanicës
gracanica

Betohet edhe Kryetari i Graçanicës

​Sergjan Popoviq është betuar të enjten si kryetar i Komunës së Graçanicës duke vënë nënshkrimin mbi deklaratën, e cila përveç logos së komunës përmbante edhe stemën e Republikës së Kosovës

Ai vjen nga radhët e Listës Serbe, subjekt ky që përkrahet nga Beogradi zyrtar dhe ka deklaruar në vazhdimësi se nuk e njeh shtetin e Kosovës. Caktimi i kohës së mbajtjes së seancave konstitutive në 12:44, në analogji me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, ka qenë koordinimi i vetëm që kanë bërë kryetarët e komunave nga radhët e Listës Serbe.

Edhe pse Rezoluta 1244 vazhdon të mbetet në fuqi, Prishtina zyrtare në vazhdimësi i ka kërkuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara që t’i japë fund UNMIK-ut në Kosovë.

@Fluidi

Provo po ashtu

ushtria fsk

Angazhimi i NATO-s në Kosovë rishikohet nëse ligji për FSK-në ndryshon

Kuvendi i Kosovës do të procedojë ligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.