Ballina / BOTA / Besimtarët përplasen me policinë izraelite në lokacionin e shenjtë të Jerusalemit
jerusalem bajrami

Besimtarët përplasen me policinë izraelite në lokacionin e shenjtë të Jerusalemit

Besimtarët myslimanë janë përplasur me forcat e policisë së Izraelit të dielën gjatë lutjeve në Jerusalem për shënimin e festës së Kurban Bajramit.

Shërbimet spitalore palestineze deklaruan që së paku 14 persona janë plagosur, një në gjendje të rëndë, në përleshjen me policinë në lokacionin e shenjt. të cilit myslimanët i referohen si xhamia Al-Aksa ndërsa hebrejtë i referohen si Mali i Tempullit.

Autoritetet kanë deklaruar se katër policë janë plagosur gjatë përplasjes me besimtarët. Dëshmitarët deklaruan që së paku dy persona janë arrestuar.

Sipas raportimeve, mijëra myslimanë janë drejtuar për te lokacioni i shenjtë në qytetin e vjetër të Jerusalemit në mengjesin e së dieles për të kryer lutjet për Festën e Kurban Bajramit. E diela është poashtu ditë e shënuar për hebrenjtë pasi është “Dita e vajtimit” për dy tempuj biblik që kanë qenë në kohërat antike në këtë lokacion.

Kompleksi Al-aksa është lokacioni më i shenjtë dhe i treti për myslimanët pas Mekës dhe Medinësnë Arabinë Saudite. Për një periudhë të gjatë, ky vend ka qenë epiqendra e konfliktit në mes të Izraelit dhe Palestinës.

Një numër i madh i Palestinezëve janë mbledhur te porta e kompleksit mëngjesin e së dieles, pas thashethemeve që policia do te lejojë hebrenjtë të hynë brenda. Protestuesit janë dëgjuar duke brohoritur “Allahu-Akbar” (Zoti është i madh) dhe kanë gjuajtur me gur mbi policinë, ndërkaq forcat e sigurisë kanë hedhur granata me tym dhe plumba gome.

Në vitet e fundit, nacionalistët fetarë izraelitë kanë shtuar vizitat në këtë kompleks për të sfiduar marrëveshjen. Eksremistët hebrenjë kanë bërë thirrje për rrënim të xhamisë dhe në vend të saj të bëhet ri-ndërtimi i tempujve të lashtë Biblik.

Palestinezët i shohin këto vizita si provokim dhe për një kohë të gjatë kanë shprehur shqetesimet që Izraeli ka për qëllim të marrë nën kontroll tërë lokacionin apo një pjesë të tij. Qeveria Izraelite vazhdimisht ka deklaruar që nuk ka qëllime për të ndërruar Status-quon.

Provo po ashtu

Trenat me energji diellore

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar synon të eliminojë përdorimin e naftës në rrjetin hekurudhor deri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.