BERZH-i ofron mbështetje për sektorin privat në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, dhe presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti, kanë nënshkruar të premten një marrëveshje bashkëpunimi, e cila ofron përkrahje të fuqishme për sektorin privat në Kosovë.

Zyra për komunikim e Qeverisë së Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sipas kësaj marrëveshjeje, BERZH-i do të mbështesë sektorin privat dhe Qeverinë e Kosovës në disa sektorë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Ky memorandum buron nga Strategjia e BERZH-it për Kosovë për periudhën 2017-2020 që është aprovuar në Bordin e BERZH-it në nëntor 2016. Strategjia ka tri shtylla kryesore: zhvillimin e sektorit privat, zhvillimi i sektorit të energjisë dhe zhvillimi i ndërlidhjes infrastrukturore të Kosovës me vendet në regjion”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, BERZH-i deri më tani ka investuar në Kosovë 227 milionë euro në 51 projekte të ndryshme në sektorin publik dhe në sektorin privat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.